Home / Lajmet / Lajmet e fundit / ProCredit Banka me shërbim të ri elektronik për klientët: nënshkrim elektronik i marrëveshjeve

ProCredit Banka me shërbim të ri elektronik për klientët: nënshkrim elektronik i marrëveshjeve

Me këtë risi marrëveshjet për kredi, akreditiva, garanci, linjë kredituese ose shfrytëzim afatshkurtër të mjeteve klientët do të mund t’i nënshkruajnë nga zyra e tyre.

“Presim që kjo risi në mënyrë të konsiderueshme ta shpejtojë dhe thjeshtësojë mënyrën e punës me klientët. Klientit njëhershëm i miratohet marrëveshja kornizë, ndërsa pastaj secilin shërbim e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe në atë mënyrë e realizon komunikimin me bankën” – deklaroi Stevçe Kuzmanovski, Drejtor i Sektorit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në ProCredit Bank.

 

Me shtimin e këtij shërbimi ProCredit Banka mundësoi një hap më tepër në qasjen më të thjeshtë deri te shërbimet financiare të bankës. Klientët në mënyrë elektronike i nënshkruajnë marrëveshjet, i fitojnë mjetet në llogarinë e tyre më shpejtë, ndërsa të gjitha pagesat mund t’i kryejnë nëpërmjet sistemit për veprime elektronike bankare. 

2