Prezantim mbi Ligjin për mbrojtjen e informatorëve
30 Maj 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Eurisk Konslating sot organizuan prezantim dhe trajnim të shkurtër mbi Ligjin për mbrojtjen e informatorëve.
Me këtë ligj përfshihen të gjitha kompanitë me mbi 10 të punësuar, nga i cili ligj rrjedhin obligime të ndryshme siç janë përcaktimi i një personi, mekanizmat mbrojtëse për personin në fjalë të drejtat e informatorëve, obligimet e kompanive për përpilim të dokumenteve të brendshme, mënyra e veprimit dhe detyrimet e institucioneve, respektivisht personat juridik në lidhje me lajmërimin e mbrojtur dhe sigurimin e mbrojtjes së informatorëve, si dhe gjobat e ndryshme varësisht nga niveli i shkeljes së ligjit.
Të gjitha obligimet që dalin nga ky ligj imponojnë aktivitete për implementim sa më adekuat të ligjit. Ligji vlen dhe interesi publik është aplikimi i këtij ligji. Dënimi është 2 deri më 8 mijë euro për ato kompani që nuk do të krijojnë mekanizëm.
Ky ligj është sjellë më 10 Nëntor të vitit 2015, ndërsa filloi të zbatohet nga 18 Mars 2016, dhe shumica e kompanive janë shumë pak ose gati aspak të informuara. Prandaj, OEMVP përmes këtij prezantimi u mundua që më nga afër të njohtoj anëtarët e saj, të cilët patën rastin edhe të diskutojnë mbi paqartësitë rreth implementimit të të njëjtit.
Comments are closed.