Me datë 23 prill 2014, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore e vizitoi delegacion i Aleancës për Maqedoni Pozitive i udhëhequr nga kryetari Lupço Zikov si dhe kandidatët për deputet Aleksandra Srbinovska Doçievska dhe Angelço Angelovski.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z-ri.Menderes Kuçi si nikoqir i këtij delegacioni theksoi se ne shqiptarët e Maqedonisë nuk e shohim veten si 20 %, sepse ne për shtetin tonë japim 100% të kapacitetit tonë dhe obligimeve dhe prej shtetit kërkojmë 100% mbështetje dhe vlersim në punën që bëjmë.
Lupço Zikov kryetarë i Aleancës për Maqedoni Pozitive para strukturave udhëheqëse të OEMVP-së prezentoi programën ekonomike të partisë së tyre , parti relativisht e re e cila në skenën politike ekziston vetëm 1 muaj ndërsa si lëvizje u themelua para 9 muajve.
I cili ndër të tjera theksoi se vijë nga sektori i ekonomisë dhe e di se si mendojnë njerzit e biznis sektorit. Për zhvillim ekonomik ai tha se duhet të ketë një vendim politik , ku partia e tyre mbron qëndrimin për një ndryshim të qasjes se si do të udhëhiqet ekonomia e R.Maqedonisë.
Pasi shumë nga qasjet e Aleancës për Maqedoni Pozitive të zhvillimit të ekonomisë së vendit ishin në të njëjtën vijë me shumicën e kërkesave të OEMVP-së të paraqitura në Platformën për Zhvillim Ekonomik të Maqedonisë Veri-Perëndimore 2014-2018 , nga dy kryetarët Menderes Kuçi dhe Lupço Zikov u bë nënshkrimi i të njëjtës.



