Përmes internacionalizimit të ndërmarrësisë deri tek rritja më e madhe ekonomike
12 Dhjetor 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në Kavadarci organizoi forumin me temë “Përmes internacionalizimit të ndërmarrësisë deri tek rritja më e madhe ekonomike“, i cili organizohet në kuadër të projektit të USAID-it për Partneritet për rregullativë më të mirë biznesore, bashkë me Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Epi Centar Internacional.
Qëllimi i forumit ishte të shqyrtojë mundësitë për rritjen e kapaciteteve të kompanive të orientuara nga eksporti, si dhe përmes një diskutimi interaktiv, për të arritur në zgjedhje për tejkalimin e barrierave ekzistuese në procesin e internacionalizimit.
Projekti synon të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore dhe gjithashtu për të ndihmuar organizatat e biznesit për të krijuar një dialog konstruktiv me institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të rregullores.
Forumi me temë të njëjtë do të mbahet edhe nesër në Shkup në hotel Aleksandar Palace në Shkup (salla K2) me fillim në ora 10:30.