Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Përgjigje nga Qeveria e RM, zv. Kryeministrit dhe ministrit të financave z. Zoran Stavreski për masat antikrizë

Përgjigje nga Qeveria e RM, zv. Kryeministrit dhe ministrit të financave z. Zoran Stavreski për masat antikrizë

Republika e Maqedonisë

Ministria e Financave

 

Deri te: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri -Perëndimore

Lënda:  Mendim në bazë të Propozim të masave antikrizë

Lidhja:  Akti Juai nr. 223-0303 prej 07.09.2012

 

Të nderuar,

  Në lidhje me Propozim masat antikrizë, dërguar deri te Ministria e Financave me numrin Tuaj protokolarë nr.  11-31283/1  më  11.09.2012, e japim mendimin në vijim:

(1) Në lidhje me masën: “Rishikim i modelit për kthimin e TVSH-së” të propozuar në masat për rritjen e likuiditetit, me të cilën kërkohet kthimi i shpejtë dhe më efikas i TVSH-së nga ana e institucioneve qeveritare dhe koha e kthimit të TVSH-së  mos të jetë me e gjatë se 24 orë, si dhe të shqyrtohet mundësia e kthimit të TVSH-së me rimbursim, Ju njoftojmë për:

  Në bazë të dispozitave të Nenit 45 nga Ligji për tatimin e vlerës së shtuar (Gazeta Zyrtare e RM nr. 44/99…135/11) nëse shuma e tatimit  të mëparshëm në periudhë të caktuar është më e madhe se tatimi i cili është llogaritur mbi shitjen,  dallimi i kthehet taksapaguesit në bazë të kërkesës së tij të cilën e paraqet në fletparaqitjen për tatim.

  Dallimi i tatimit kthehet në afat prej 30 ditësh nga dita kur është dërguar fletparaqitja e tatimit. Nëse organi  përgjegjës për tatime  është i pamundësuar që të realizojë kontrollën e fletparaqitjes për tatim me fajin e taksapaguesit, afati fillon nga momenti kur do të mundësohen kushtet për të zbatuar kontrollin.

  Nëse taksapaguesi nuk  paraqet kërkesën për kthimin e tepricës së TVSH-së, ajo kalon si  akontacion në vitin e ardhshëm tatimor.

  Kërkesa  për afatin e kthimit të tatimit mbi vlerën e shtuar të mos jetë më shumë se 24 orë, është e papranuar dhe jo e zakonshme  në sistemet tatimore.

  Në bazë të  afatit ligjor të përcaktuar për kthimin  e tepricës së tatimit mbi vlerën e shtuar,  duhet  të tregohet  se në Republikën e Maqedonisë  është i  vendosur  afat kohor shumë më i shkurtë për kthimin e tepricës së tatimit mbi vlerën e shtuar, krahasuar me vendet e regjionit:  Greqia, Bullgarija, Romania, Shqipërija, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbija.

  Qëndron e hapur mundësia për shqyrtim të rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar nëpërmjet  kompenzimit, duke vënë në dukje se në Ligjin për  tatimin mbi vlerën e shtuar është e përcaktuar dispozitë në bazë të së cilës tatimet e papaguara (tatimi mbi vlerën e shtuar  dhe tatimet tjera)  obliguesit të tatimit, si dhe interesi ndëshkues për ta, i  kompenzohen me kërkesat  për pagesë të tepricës së tatimit të mëparshëm, të cilin obliguesi  i tatimit në bazë  të kërkesës  së tij e ka paraqitur në fletparaqitjen për TVSH-në.

  Gjithashtu,  njoftojmë se obligimet e institucioneve shtetërore ndaj sektorit privat si dhe  pagesat mbi bazën e kthimit të TVSH-së servisohen në kohë në bazë të Udhëzimit për punën e thesarit.

(2) Në pjesën e kërkesës e cila ka të bëjë me masën administrative  me të cilën kërkohet lehtësim i procedurave doganore, edhe atë në fushën e sinhronizimit dhe konzistencës më të madhe në zbatimin e rregullave doganore në vendkalimet e ndryshme kufitare, Ju njoftojmë  se:

  Ministria e Financave – Drejtoria e Doganave duke i respektuar standardet dhe sugjerimet e Konventës së Reviduar Kjoto, në drejtim të thjeshtëzimit dhe shpejtimit të qarkullimit të mallërave,  tashmë disa vite në punën e saj i aplikon hapat e thjeshtëzuara për doganimin e mallërave. Me përdorimin e procedurës  së thjeshtëzuar mundësohet aplikimi  i procedurave doganore në hapësirat e kompanisë, doganimi nuk mvaret nga koha e punës,  nuk kanë detyrim për qëndrim në terminale doganore, mundësohet doganimi i mallërave në formë më të thjeshtëzuar edhe në vendkalimin kufitar, zvogëlohen shpenzimet e operatorëve ekonomik. Me aplikimin e doganimit të eksportit dhe importit në vetë vendkalimet kufitare u mundësohet subjekteve ekonomike lehtësimi i procedurës me paraqitjen e deklaracionit doganor në çdo kohë dhe mundësia e kontrollimit të mallit në vendkalimin kufitar.

  Në drejtorinë e doganave në rrjedhë është vendosja e një sistemi të ri tranzit të kompjuterizuar (NCTS) me të cilin  do të lehtësohen procedurat dhe do të mundësohet qarkullim më i shpejt i mallit.

  Gjithashtu në përputhshmëri  me rregullloret  nga lëmija e doganave për pjesëmarrësit në procedurën doganore janë futur edhe mundësi tjera si zvogëlimi i shumës për garanci bankare, mundësia e prolongimit të pagësës së borxhit doganor, tërheqja e lejeve të ndryshme nga procedurat paradoganore dhe të tjera.

  Në bazë të propozim masës për krijimin e një linje prioritare në vendkalimet kufitare për prodhimet bujqësore dhe ushqimore, automjete të zbrazëta dhe automjete të cilat mbartin produkte ndër regjimin TIR, kanë filluar aktivitete për realizmin e kësaj mase në vendkalimet kufitare më të mëdha, ku ekzistojnë hapësira dhe kushte teknike dhe atje ku ka rritje të frekuencës së mallërave.

(3) Në bazë të masës “subvencionim të transportit për çdo njësi matëse të kompanive eksportuese” e propozuar në sektorin e energjetikës, me të cilën kërkohet zvogëlimi i akcizës së lëndëve djegëse (naftës), Ju njoftojmë për:

  Komisioni rregullator për energjetikë me Vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta për një pjesë të derivateve të naftës të përcaktuara në përputhshmëri me Metodologjinë (të cilën e aprovon në bazë 15 ditore), e përcakton çmimin e derivateve të naftës. Në pajtueshmëri me Vendimin e fundit, i cili aplikohet nga 11.09.2012, në strukturën e çmimit me pakicë të EURODIZEL BS (R-E-5) shuma e akcizës nga 12,270 denarë/litër në çmimin e shitjes me pakicë merr pjesë me rreth 16,6%. Shuma i akcizës ligjore për EURODIZEL BS (D-E-5) është dukshëm nën nivelin e akcizës minimale të përcaktuar për EURODIZEL BS (D-E-5)  në Bashkimin Evropian, e cila duhet të jetë 20,460 denarë/litër. Nga ato arsye mendojmë se nuk ka mundësi për zvogëlim të mëtutjeshëm të akcizës për EURODIZEL BS (D-E-5).

  Në bazë të propozimit të masës antikrizë në lëminë e sektorit energjetik, e cila ka të bëjë me ndryshimin e prioriteteve për gasifikim të Maqedonisë,  duke përfshirë linjën për gasifikim Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë nga faza e pestë e gasifikimit të kalojë në fazën e dytë  me prioritet të lartë, Ju informojmë për:

  Fazat për ndërtimin e traseve janë veç më të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Federatën Ruse dhe institucionet finansiare ndërkombëtare të cilat do t’i sigurojnë mjetet për realizimin e projektit (Banka Evropiane për Zhvillim dhe Banka Evropiane për  Investime).

Trasa që do të finansohet nga mjetet e borxhit rus është ajo Kleçovce-Shtip-Negotinë, deri në TEC Negotinë, kurse traset të cilat do të finansohen nga kreditë të siguruara nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime do të ndërtohen në dy faza edhe atë:

Faza  e I-rë  do  të finansohet nga huatë prej Bankës Evropiane për Zhvillim:

  • – Magjistralja TEC Negotinë – Kavadarci – Prilep – Manastir  dhe REK Manastir – Kremenicë  –  kufiri  me R. e Greqisë
  • – Hamzali – Stojakovë  –  kufiri   me R. e Greqisë
  • – Magjistralja Shkup – Tetovë – Gostivar .

Faza e II-të do të finansohet nga huatë prej Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Bankës Evropiane për Investime:

  • – magjistralja  Hamzali –  Novo Sellë –  kufiri  me R. e Bullgarisë
  • – magjistralja Gostivar –  TEC Osllomej –  Kërçovë
  • – pjesa e mbetur nga gasifikimi magjistral nga sistemi nacional i gasifikimit të RM-së.

     Në pjesën e cila ka të bëjë me propozimin masën antikrizë në lëminë e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore:  “Gjetja e mjeteve finansiare dhe fillimi i ndërtimit të Korridorit 8”, Ju informojmë për:

Hekurudha  në pjesën lindore  të Korridorit 8 drejt R. Bullgarisë është e ndarë në tre pjesë:

  • – Pjesa 1: Ndërtim-rehabilitim të pjesës ekzistuese Kumanovë –Belakovce  30.8 km
  • – Pjesa 2:  Ndërtimi i një hekurudhe të re nga Belakovca-Kriva Pallankë 34 km dhe
  • – Pjesa 3: Kriva Pallankë- Deve Bair, kufiri me R.e Bullgarisë 23,4 km.

  Për rehabilitim të pjesës së parë, hekurudha Kumanovë-Belakovcë me gjatësi prej 30,8 km  Qeveria do të sigurojë hua prej Bankës Evropiane për Zhvillim në shumë prej 46.400.000 EURO. Në pajtueshmëri me dinamikën e planifikuar, ndërtimi i kësaj pjese pritet të fillojë në fillim të vitit 2013.

  Me qëllim të përgatitjes dhe realizimit kualitativ të këtij Projekti, si dhe përgatitjen e mëtutjeshme të dokumentacionit të përgjithshëm për pjesën e mbetur deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, Qeveria e Maqedonisë në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Bankën Evropiane për Investime deri më tani ka siguruar mjete grant nga instrumenti  Kornizë për  Investimeve në Ballkanin Perëndimor (VBIF) dhe nga donatorë tjerë në shumë të përgjithshme prej 7.850.000 EURO.

   Në lidhje me hekurudhën e pjesës perëndimore të Korridorit 8 drejt  Republikës së Shqipërisë, për momentin në mënyrë aktive punohet në përpunimin e  Studimit Fizibiliti për përgatitjen e projektit, i cili finansohet nga mjete prej IPA fondeve. Në bazë të rezultateve nga studimi do të ndërmerren hapat e ardhshme për këtë projekt.

 

Me respekt,

Zëvendës kyetar i Qeverisë

Ministër i Financave

Mr. Zoran Stavreski