AKADEMIKA
AKADEMIKA
Përfundoi trajnimi për stafin profesional për punë të vazhdueshme me gratë nga bashkësitë etnike

Përfundoi trajnimi për stafin profesional për punë të vazhdueshme me gratë nga bashkësitë etnike

SPOZORI GJENERAL

  Nga data 09 Shtator 2013 deri më 13 Shtator 2013, në Tetovë u mbajt trajnimi për personat për punë të vazhdueshme me gratë nga bashkësitë etnike në kuadër të projektit, dhe njëherit do jenë edhe stafi i cili do të vazhdojë punën në inkubatorin e parë rural në komunën e Bogovinës.

  Trajnues ishin ekspertë nga Sllovakia, të cilët kanë përvojë në përforcimin e kapaciteteve të profesionistëve dhe vullnetarëve që do të punojnë me gratë e bashkësive etnike në inkubator.

  Pas përfundimit të trajnimit (edhe të fazës së dytë), pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime që kanë të bëjnë me konsultime për karrierë, trajnime dhe mentorime dhe përgatitjen e planeve individuale aksionare, informacione dhe ndihmë për të gjetur punësim, trajnime alternative e tjerë, domethënë një staf i trajnuar dhe përgatitur për dhënien e shërbimeve për fillimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë.

  Trajnimi u mbajt në hapësirat e Agjencionit për përkrahjen e ndërmarrësisë ESA në Tetovë.

  Si aktivitet i ardhshëm do të jetë hapja e inkubatorit të parë rural, i cili do të hapet në komunën e Bogovinës.

  Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni www.oemvp.org.  

 

                                                                                                
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural

Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                     

 

 

 This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.



 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA