OEMVP me shërbim të ri – Performanca Afariste
25 Maj 2016 – Duke u nisur nga nevoja e antarësisë për të siguruar informata të sakta mbi performancën e klientëve ekzistues apo potencial, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore portfolios së saj i shton edhe një shërbim të ri – Performanca Afariste.
Me këtë shërbim, OEMVP ju siguron qasje deri tek informatat afariste, të cilat përfshihen në platformën e internetit të përditësuar në bazë ditore – Rrjeti Biznesor, e cila në të vërtetë paraqet bazën më të madhe të të dhënave për subjektet juridike (kompanitë) në shtet dhe në atë mënyrë mundëson qasje deri tek të gjitha subjektet aktive afariste në Republikën e Maqedonisë.
Me kërkesën tuaj, ju ofrojmë informata të plota mbi gjendjen aktuale apo të kaluar të kompanive të vendit (që nga viti 2006 e këtej). Kështu që, nëse kërkoni partnerë të rinjë për bërje të biznesit, ju intereson rrjetëzimi i kompanive, keni nevojë për informata të sakta dhe më të fundit mbi punën e klientëve/partnerëve tuaj, dëshironi të dini se si ka rrjedhur veprimtaria afariste e kompanive konkrete në të kaluarën, ju nevojiten pasqyra financiare për parterët tuaj afaristë apo të dhëna për filialet e klientëve tuaj, atëherë lirisht mund të drejtoheni tek OEMVP dhe të merrni përgjigjen tuaj për një afat shumë të shkurtë kohor.
Shërbimi Performanca Afariste përbëhet prej disa pakete të posaçme shërbimesh. Në parim, çdo paket i kërkuar ka një kosto të caktuar financiare. Megjithatë, për anëtarët e Odës ekziston zbritje e konsiderueshme prej 20-50% varësisht prej paketit përkatës. Për të parë të gjitha paketat e ofruara nën këtë shërbim, ju lutemi shtypni këtu.
Tani më shpejt dhe më saktë se kurrë mund të merrni informata mbi çdo kompani që për arsye të ndryshme mund të jetë në fokusin e vëmendjes Suaj.
Gjithçka që duhet bërë është të na kontaktoni në e-mail adresën tonë info@oemvp.org ose në numrin e telefonit: o2/3239-252 dhe të na njoftoni për informatat për të cilat keni nevojë.
Comments are closed.