Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Panairi LeMit Gjermani 2015

Panairi LeMit Gjermani 2015

LeMit është një Panair dhe Forum i specializuar në sektorin e ushqimit. Ky Panair dhe Forum vitin e kaluar hapi dyert për herë të parë duke mbledhur bashkë me një vend lojtarët më të fuqishëm europian nga sfera e industrisë ushqimore, si REWE Group, EDEKA, YEDOY, ÖZTAT BAKLAVALARI,ÇİLOĞLU, NURA SEAFOOD, ENKA FOOD GMBH,BIDI FRÜCHTE UND FEINKOST dhe shumë të tjerë.

LeMit Gjermani është eventi më i madh në të cilin takohen kompanitë të vogla dhe të mesme prej vendeve të ndryshme, duke kriijuar mundësi të reja për biznesin e tyre dhe duke u njohur me trendet e reja në industrinë ushqimore. 

Ky event në mënyrë strategjike vendoset të mbahet në Dizeldorf, ngase në rreze prej 500 kilometrash arrin të bashkon lehtë rreth 150 milion njerëz, që korespondon me një të tretën e konsumatorëve europian dhe 45% të fuqisë blerëse të BE-së.

OEMVP ju fton të bëheni pjesë e këtij Panairi dhe Forumi. Të interesuarit mund të marrin më shumë informata përmes adresave elektronike, apo drejpërsëdrejti në zyrat e OEMVP-së.