Home / Lajmet / Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2012”

Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2012”

       Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë,  prej datës 6-9 Qershor 2012, do te organizojë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2012”, I cili do të mbahet në Lokalet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Zona Industriale ne Prishtinë.

     Panairi “Prishtina 2012”, tani është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, vendet e rajonit dhe më gjerë.

     Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i shtandit (75€/1m²) do të mundësoj që ndërmarrja e Juaj të jetë pjesëmarrëse në një manifestim më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

 

      Për çdo informatë na kontaktoni në telefonin: 02/ 3239-252

                                                          dhe e-mail: fatima.vela@oemvp.org


 

2