Shkup, 2 Tetor 2015 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, sëbashku me Kryetarin e Kuvendit të OEMVP-së, Kasam Zendeli vizituan Panairin Ndërkombëtar të konsumit të gjërë ”Agrofud 2015”
”Agrofud 2015”, këtë vit u prezantua me një manifestim të madh vjeshtor, duke prezantuar një paletë të gjërë të produkteve të ndryshme dhe shërbimeve nga prodhimtaria organike në Maqedoni, me theks të veçantë dhe të përfaqësuesve të industrisë të konzervuar.
Nga kompanitë anëtare të OEVMP-së, prezente në këtë Panair ishin UKA KOMERC dhe SUNA. Kryetari Hoxha, takoi udhëheqësinë e këtyre kompanive dhe diskutoi rreth produkteve të tyre, sa janë të kënaqur nga vizita e konsumatorëve në këtë panair, planet dhe aktivitetet aktuale që po ndërmarrin si kompani, etj.





