Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP, viziton anëtarët në Panairin Ndërkombëtar “Mobilje 2017”

OEMVP, viziton anëtarët në Panairin Ndërkombëtar “Mobilje 2017”

24 Mars 2017 – OEMVP vizitoi sot Panairin Ndërkombëtar “Mobilje 2017”, i cili do të jetë i hapur deri më datë 26 të këtij muaji, ku mbi 400 ekspozues vendor dhe të huaj prezantojnë prodhimet e tyre.

Përveç kompanive vendase, pajisje shtëpiake, makineri dhe lëndë të para të industrisë së mobiljeve ekspozojnë edhe kompanitë nga Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia dhe Slovenia.

Ky panair është mundësi që të shihet trendi momental botëror i mobiljeve dhe dizajnit, si dhe ajo që është aktuale dhe moderne në tregun evropian të mobiljeve.

Çdo vit Panairi Ndërkombëtar i Mobiljeve ka mbi 50 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit përveç ekspozuesve të mobiljeve, pjesëmarrës janë edhe disa banka dhe kompani sigurimi të cilët vizitorëve do t’u ofrojnë volitshmëritë për kreditim dhe sigurim të shtëpive të tyre.

Në këtë panair marrin pjesë kompani të afirmuara në industrinë e përpunimit të drurit, të cilat e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e produkteve të tyre dhe zgjerimin e tregjeve të shitjes. Kompanitë kanë ekspozuar prodhimet dhe teknologjitë më të fundit nga sektori i mobilerisë dhe risitë e modeleve bashkëkohore që konkurrojnë tendencat e këtij tregu në botë.

Kompanitë anëtare të OEMVP-së që kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair janë: Elite Sofa, Molika, Metaleks, Inter Fantasy, Hellga, Mebel Laçka, Inter Mobel, Sahem Hromos, Sezginler Company e tjera.

2