OEMVP vizitoi anëtarët në Panairin e ndërtimtarisë dhe patundshmërive
03 Mars 2017 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore vizitoi kompanitë anëtare të Odës që kanë ekspozuar prodhimet apo shërbimet e tyre në Panairin e 14-të ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor dhe Panairin e 7-të ndërkombëtar për patundshmëri “RealExpo”. Në panairin për ndërtimtari ofrohen dhe shiten prodhime dhe shërbime për punë, mirëmbajtje, modernizim, renovim dhe pajisje të objekteve dhe pronave.
Qëllimi i Panairit të ndërtimtarisë është që ta mbajë dhe promovojë rritjen e kësaj dege ekonomike dhe t’u ofrojë vizitorëve qasje direkte deri te kompanitë më të mira, të cilat funksionojnë në këtë sektor. Në Panairin e patundshmërive RealExpo – marrin pjesë kompani, të cilët ekspozojnë ofertat e tyre për objekte banimi, ndërsa vizitorët mund të shqyrtojnë opus të madh të banesave, si një nga vendimet më të rëndësishme jetësore. Gjatë panairit, ekspertë nga fusha e efikasitetit energjetik prezantojnë masat dhe përfitimet nga vendosja e sistemeve dhe metodave për kursim energjetik.
Kompanitë anëtare të OEMVP-së pjesëmarrëse në këtë panair janë kompania Trim&Lum, ZSF, R-Metalika, Baukop e tjera.
Në këtë panair marrin pjesë 100 ekspozues të drejtpërdrejtë si dhe 300 të tjerë në mënyrë indirekte.
Comments are closed.