OEMVP vazhdon me takimet e Roadshow
01 Qershor 2018 – OEMVP vazhdoi takimet e Roadshow dhe këtë javë vizitoi kompani anëtare në Shkup dhe Tetovë. Gjatë takimit prezantuan shërbimet e reja të Odës dhe risitë që do të shërbejnë si vend ku do të trajtohen të gjitha kërkesat e kompanive në raport me administratën, qeverisjen dhe kuadrin legjislativ të vendit. Për ta bërë të mundur që komunikimi i çdo sipërmarrësi me qeverinë të jetë i drejtpërdrejtë, i hapur dhe konkret në mënyrë që ne të jemi në gjendje ti vijmë në ndihmë çdo biznesi kur ndeshet me pengesa arbitrare apo administrative, ne kemi krijuar edhe Deskun e Odës që do të jetë në shërbim 24/7.
Gjatë diskutimit disa sipërmarrës u shprehën se formalizimi i sipërmarrjes dhe lufta kundër informaliteti janë zgjidhja e situatës së tyre problematike si dhe shprehën bashkëpunimin në aktivitetet që bën Oda.
Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i Odës, Drilon Iseni tregoi interesimin e madh që ka OEMVP për të ndihmuar bizneset, të cilat kanë rol të madh në ekonominë e vendit. Në takim gjithashtu u shpalosën edhe mundësitë e bashkëpunimit.
Në takimet me bizneset, u pa i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit me Odën, në mënyrë që të ndryshohen proceset në të mirë të afarizmit në vendin tonë.