OEMVP uron Kosovën për 10 vite pavarësi!
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, uron institucionet dhe popullin e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme, duke u dëshiruar zhvillim ekonomik të vendit, me shpresë që sa më shpejt të bëhet pjesë e shteteve evropiane dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës.
OEMVP do të vazhdojë të kultivojë vlerat dhe frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe të përhershëm me Kosovën, dhe në periudhën e ardhshme do të intensifikojë atë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Urime 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Urime 10 vite Shtet!
OEMVP