OEMVP shpall konkurs për tre vende pune

Për nevojat e projekteve dhe aktiviteteve të saja, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, shpall KONKURS për pozitat e mëposhtme:
1. Zyrtar për ndërlidhje me bizneset (1 pozitë)
Kualifikimet e përgjithshme
• Diplomë universitare në shkencat ekonomike, të komunikimit apo shkencat shoqërore. Studimet post-diplomike në këto lëmi paraqesin përparësi;
• Njohuri të gjuhëve zyrtare në Maqedoni dhe gjuhës angleze, ndërsa njohuritë e gjuhëve tjera do të konsiderohen si përparësi;
• Të ketë njohuri të shkëlqyer të punës me kompjuter (Microsoft Office pack dhe internet).
Përvoja e punës:
• Së paku 3 vite përvojë pune profesionale;
• Përvoje 2 vjeçare në organizimin e trajnimeve;
• Përvoja në menaxhimin e projekteve të BE paraqet përparsi komparative.
Aftësitë e kërkuara:
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
• Aftësi të mira në marrëdhëniet inter-personale;
• Aftësi në menaxhim të projektit;
• Aftësi të shkëlqyra organizative;
• Aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe punë ekipore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Të iniciojë dhe mbajë kontakte në mes sektorit joqeveritar dhe sektorit të biznesit;
• Të organizojë dhe mbajë takime direkte mes përfaqësuesve të sektorit civil dhe atij të biznesit;
• Të organizojë trajnime për sektorët gjegjës;
• Të bëjë organizimin e konsultimeve në baza tematike, konform projektit;
• Të shkruaj raporte, të përgatit publikime dhe të përditësojë informatat në lidhje me projektin;
• Të kryejë edhe detyra të tjera shtesë, me kërkesë të Drejtorit ekzekutiv.

Kohëzgjatja:
Pozita Zyrtar për ndërlidhje me bizneset është e kushtëzuar në kuadër të kornizës kohore të projektit prej 18 muaj.

2. Zyrtar për informim (1 pozitë)

Kualifikimet e përgjithshme:
• Diplomë universitare në shkencat ekonomike, të komunikimit apo marrëdhënieve me publikun. Studimet post-diplomike në këto lëmi paraqesin përparësi;
• Njohuri të gjuhëve zyrtare në Maqedoni dhe gjuhës angleze. Njohuritë e gjuhëve tjera do konsiderohen si përparësi;
• Të ketë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Office pack dhe internet).
Përvoja e punës:
• Së paku 2 vite përvojë pune në lëminë e informimit, marrëdhënieve me publikun, media apo marketing;
• Përvoja në menaxhimin e projekteve të BE-së paraqet përparësi.
Aftësitë e kërkuara:
• Të ketë aftësi analitike dhe të komunikimit;
• Aftësi në marrëdhëniet inter-personale;
• Aftësi organizative;
• Aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe punë ekipore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Të bëjë identifikimin, përzgjedhjen, menaxhimin dhe shpërndarjen e informatave me interes të Projektit;
• Të shkruajë raporte, të përgatit publikime dhe të përditësojë informatat në faqen e internetit të projektit;
• Të shkruajë dhe të redaktojë tekste interne, studime, fjalime, artikuj, raporte vjetore dhe të përgatit prezantimet publike;
• Të përgatit dhe të bëjë mbikqyrjen në përgatitjen e materialeve të ndryshme promovuese të projektit;
• Të mbajë kontakte të përditshme me mediat e shtypura dhe ato elektronike si dhe të aranzhojë intervista me gazetarë, të përgatit dhe të shpërndajë kumtesat për shtyp;
• Të kryejë edhe detyra të tjera shtesë, me kërkesë të Drejtorit ekzekutiv.
Kohëzgjatja:
Pozita Zyrtar për informim është e kushtëzuar në kuadër të kornizës kohore të projektit prej 36 muaj.

3. Asistent për hulumtime (1 pozitë)

Kandidatët e interesuar për pozitën e shpallur, përveç kushteve të parapara me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë, duhet të plotësojnë edhe kushtet e mëposhtme.
Kualifikimet e përgjithshme
• Diplomë universitare në shkencat ekonomike, ndërsa studimet post-diplomike në këto lëmi paraqesin përparësi;
• Njohuri të gjuhëve zyrtare në Maqedoni dhe gjuhës angleze, ndërsa njohuritë e gjuhëve tjera do konsiderohen si përparësi;
• Të ketë njohuri të shkëlqyer të punës me kompjuter (Paketit Microsoft Office dhe internetit).
Përvoja e punës:
• Së paku 1 vit përvojë pune në aktivitete hulumtuese;
• Përvoja në menaxhimin e projekteve të BE-së paraqet përparësi.
Aftësitë e kërkuara:
• Të ketë aftësi analitike;
• Të posedojë njohje të mjeteve të hulumtimit si dhe të shfrytëzimit të burimeve të ndryshme të informatave;
• Të ketë aftësi organizative dhe administrative;
• Aftësi në marrëdhënie inter-personale;
• Aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe në punë ekipore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Të bëjë identifikimin, përzgjedhjen, përpunimin dhe menaxhimin me informatat ekonomike në interes të OEMVP;
• Të bëjë ndjekje dhe hulumtim të politikave ekonomike vendore;
• Përgatitje të analizave ekonomike dhe hulumtimeve në fusha të veçanta;
• Të mbajë dhe përditësojë bazën e të dhënave të anëtarsisë së OEMVP;
• Të kryejë edhe detyra të tjera shtesë, me kërkesë të Drejtorit ekzekutiv.
Kohëzgjatja:
Pozita Asistent për hulumtime është me afat të pacaktuar. Kandidati i përzgjedhur do të kalojë fazën provuese prej 3 muajsh.
Procedura e aplikimit:
Për pozitat e shpallura, duke potencuar pozitën, Ju lutemi dërgoni biografinë (CV – bë formën Europass) dhe letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe dëshmi për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura dhe referencat (në gjuhët origjinale) drejtpërdrejtë në zyrat e OEMVP, nëpërmjet postës në adresën Dimitrija Cupovski nr.13, 1000 Shkup Maqedoni ose postës elektronike info@oemvp.org
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe hyjnë në përzgjedhje do të kontaktohen.

Afati i aplikimit në shpallje – 15 ditë nga data e publikimit.

Dokumentet e dorëzuara pas afatit, nuk do të merren në konsideratë.

Comments are closed.