OEMVP priti përfaqësuesit e MPJ
Në takim ishin prezent Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi, Drejtori Ekzekutiv Agron Arsllani dhe përfaqësuesit nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në mision diplomatik në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Hungari shkon Iljaz Feta , Semra Ramadani në Romë, Dragan Todorovski në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Osllo, Ilço Taleski në Kairo dhe Boris Mirceski në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Budapest.
Këto takime, të ashtuquajtura parapregatitore kanë për qëllim të njoftojnë institucionet relevante të Shtetit për marrjen e misionit diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Të lartpërmendurit obligohen me Ligj të përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë në shtetin pritës, të mbrojnë në shtetin pritës interesat e Republikës së Maqedonisë dhe të shtetasve ose personave juridikë të saj, brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare, të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatiko-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe shtetit pritës, në një frymë miqësore e bashkëpunimi, t’i japin të dhëna Ministrisë së Punëve të Jashtme për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale të shtetit pritës, të bashkëpunojnë me delegacionet e Republikës së Maqedonisë në bisedimet që zhvillohen në shtetin pritës dhe të marrin pjesë në bisedime me qeverinë e shtetit pritës në përgatitjen për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe në veprimtarinë e konferencave ndërkombëtare. Misioni diplomatik kryen edhe funksione ose veprimtari të tjera, për të cilat autorizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, sipas përcaktimeve ligjore dhe akteve normative.
Të pranishmit u zotuan se do të japin kontributin maksimal për të paraqitur Maqedoninë në formën më të mirë të saj, si dhe shprehën bindshmëri se do të jenë faktor në ngritjen dhe rritjen e marrëdhënieve më të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe shteteve përkatëse, në frymën e një bashkëpunimi të frytshëm në të gjitha sferat.
Comments are closed.