OEMVP priti përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame
Në vitin 2013 si nevojë e tregut, në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, u themelua Agjencioni për Standardin Hallall përmes së cilës shoqëria në këtë vend do të ketë mundësi që prodhimet dhe produktet të liçencon me “Hallall” standardin e njohur ndërkombtarisht.
Prodhimi “Hallall” sot nuk kufizohet vetëm me prodhimin e ushqimeve, restorantet, dyqanet e vogla, por ka marrë një koncept më të gjerë si kozmetikën, farmaceutikën, mjekësinë, bio-teknologjinë, turizmin, transportin, financat, modën dhe televizionin.
Çertifikimi me Hallall, është kërkesë e përditshme e vet qytetarëve, duke rritur besueshmërinë te konsumatorët, partnerët dhe palët e tjera të interesuara që influencojnë në mbarëvajtjen e biznesit, nxit investime të reja dhe ul barrierat e tregut, duke rritur mundësitë e biznesit.
Në periudhën e ardhshme pritet intesifikim i bashkëpunimit mes OEMVP-së dhe këtij Agjencioni, me qëllim të përbashkët për t’ju dalur përballë kërkesave të konsumatorit dhe komunitetit të biznesit në përgjithësi.
Comments are closed.