OEMVP priti në takim bizneset e Hasanbegut

29 Gusht 2016 –  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha sot priti në takim bizneset e dëmtuara nga vërshimet e 6 gushtit në Shkup, të cilët kanë patur dëme të mëdha në mallra, mjete të punës edhe në vet punëtoritë. Në takim morrën pjesë edhe ministri i ekonomisë Driton Kuçi dhe ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi.

Bizneset e kësaj ane, presin që qeveria të mbaj premtimin e dhënë se do t’i kompenzojë materialisht të gjitha dëmet që u shkaktuan nga vërshimet e 6 gushtit.

OEMVP ka bërë vlerësimin në terren dhe vetëm dëmet e rreth 30 pronarëve me biznese në rajonet e vërshuara tejkalojnë shuma të mëdha.

Në takim, kompanitë e ekonomisë të cilat operojnë në këtë zonë shprehën shqetësimet e tyre për rajonin e Hasanbegut i cili nuk është trajtuar deri më tani prej asnjë institucioni, dhe kërkuan që qeveria të përfshihet me institucionet relevante dhe përfaqësues nga grupi i bizneseve që të bëjë vlerësimin e dëmeve të bizneseve dhe të merren masa konkrete për ndihmë këtyre kompanive që të njëjtat të jenë pjesë e kompenzimit të dëmeve.

 

Comments are closed.