OEMVP prezanton Projektin: “Mbrojtja e Markës së Produkteve nga Bashkëpunimi Ndërkufitar”
Ky Projekt do të realizohet në rajonin e Pollogut dhe të Maqedonisë Jug-Perëndimore, duke përfshirë qytetet: Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, ndërsa nga ana e Shqipërisë, qytetet e Korçës dhe Dibrës. Projekti ka filluar më 2 qërshor të vitit 2014, dhe do të zgjasë deri më 2 dhjetor të vitit 2015, gjegjësisht, 18 muaj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi hapi evenimentin, duke mbajtur fjalimin përshëndetës. Ai foli rreth Projektit dhe përparësive që iu sjell kompanive mbrojtja e markës.
“Qëllimi jonë është ngritja e vetëdijes së kompanive për mbrojtjen industriale në punën e tyre afatgjate dhe mbrojtjen e produktit me ceritifikim të markës, si një mundësi për t’i rezistuar konkurrencës së pamërshirshme globale”, tha mes tjerash z. Kuçi.
Z. Ali Asani Këshilltar Shtetëror në Zyrën Shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë foli përpara përfaqësuesve të pranishëm të kompanive dhe mysafirëve tjerë më hollësisht rreth të dhënave nga Enti, dhe sqaroi procedurat e mbrojtjes së markës dhe patentës.
Prezantimin e Projektit e bëri z-sh Mirushe Xheladini, Koordinatore e këtij Projekti. Ajo prezantoi më hollësisht objektivat, aktivitetet, grupet qëllimore dhe rezultatet e pritura nga Projekti.
Në fund të takimit për të pranishmit u shtrua një koktej.
Comments are closed.