OEMVP përmbyll Karvanin në Dibër

12 Maj 2016 – Me takimin sot me bizneset e Dibrës, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përmbylli Karvanin e saj, gjatë të cilit në periudhën Prill – Maj 2016 vizitoi bizneset në qytetet e ndryshme të Maqedonisë dhe nga afër u njoh me problemet me të cilat anëtarët e saj ballafaqohen gjatë punës.

Në këtë takim, para bizneseve nga ana e Drejtorit Ekzekutiv z.Fatmir Bytyqit u prezantuan aktivitetet e Odës, përfshirë këtu raportin vjetor 2015 dhe atë financiar, portfolion e shërbimeve të cilat i ofrojmë dhe publikimet e reja të Odës, informatori ligjor Juris, ai ekonomik Economicus dhe informatori mbi mundësitë e ndryshme të financimit Dobia.

Oda çdo vjet organizon dhe do të vazhdojë me Karvanin e saj, duke u takuar me kompanitë për të diskutuar bashkë mundësitë për zgjedhjen e problemeve që i shqetësojnë bizneset e Dibrës, siç janë problemet me infrastrukturën rrugore në vendet rurale dhe mos ndërmarrja e aktiviteteve për ndërtimin e rrugës së Arbërit si dhe mungesa e një terminali doganor.

Pëveç për shërbimet e reja të OEMVP-së që janë nga ky vit, bizneset anëtare por edhe ato joanëtare, gjatë takimit u informuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit, gjë për të cilën kompanitë e Dibrës cekën se kanë mungesë në qasjen ndaj informatave.

Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e tij në përgjithësi, me theks të veçantë në bizneset e reja dhe ato të udhëhequra nga gratë. Ndaj në këtë takim, kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Gëzime Fejzi, ka prezantuar gjithashtu aktivitetet dhe planet e Grupacionit, si dhe mundësitë tjera të përforcimit të pozitës së gruas në biznes dhe përkrahjes së sipërmarrësisë së gruas në përgjithësi.

Në kuadër të vizitës sot në Dibër, Grupacioni i Grave Afariste vizitoi edhe Banjat e Dibrës ku realizuan një takim me pronaren Shpresa Capa, dhe bashkë diskutuan dhe shkëmbyen përvojat e tyre rreth pengesave dhe sfidave në të cilat ka hasur, si një grua e cila gjithmonë ka qenë e përfshirë në biznes dhe poste tjera udhëheqëse. Në takim u shkëmbyen përvojat e sukseset individuale si dhe mundësitë e organizimit më të mirë të tyre, duke ndihmuar njëra-tjetrën që suksesi të jetë edhe më i madh. Grupacioni i Grave Afariste vazhdon të punojë për t’i bashkuar së pari gjithë gratë me një vend, për të krijuar një rrjetëzim ku do të shkëmbeheshin përvoja dhe projekte të përbashkëta për ngritjen e sipërmarrësisë së gruas në nivelin e duhur.

image-5518fa94094cb354898b5c9fa13b2734e45261c492ad138901e198ebca86d82e-V

OEMVP këtë vit përmbylli Karvanin e saj të pestë me radhë, dhe do vazhdojë çdo vit të vizitojë anëtarët që të shef nga afër problemet me të cilat ballafaqohen dhe mundësitë e ndryshme për të ndihmuar ato.

20160512_123740_resized

20160512_123416_resized

20160512_123609_resized

Comments are closed.