OEMVP përmbyll edhe një projekt të realizuar me sukses!
Në kuadër të sesionit të parë të Konferencës përmbyllëse të Projektit “Mbrojtja e markave tregtare të produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”, kryesues në panel ishin z. Jaromir Leviçek, Udhëheqës sektori pranë Delegacionit Europian në Shkup, z. Nebi Hoxha, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Elvin Lako, Drejtor i Drejtorisë së përgjithshme të patentimit dhe markave, dhe z. Ali Asani, përfaqësues nga Enti Shtetëror për pronësi industriale.
Nga ana e përfaqësuesit të lartë të Delegacionit Europian, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore morri meritat më të larta për arritjet që ka bërë me këtë projekt të implementuar me shumë sukses, sigurisht në bashkëpunim të mirëfilltë me Drejtorinë për pronësi Industriale dhe partnerët nga ana e Shqipërisë.
Projektet e këtilla janë në kuadër të Programit paraderuese IPA 2, gjegjësisht komponentës për bashkëpunim ndërkufitar, me të cilat synohet që nga të anët të ndikohet në fusha jo shumë të eksploruara apo të papërpunuar dhe që dalin si nevojë e biznesit dhe më gjërë- theksoi më tej, z. Leviçek.
Kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha, përshëndeti të pranishmit, me theks të veçantë përfaqësuesit nga Delgacioni i Bashkimit Europian, duke nënvizuar se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me dosjen e projekteve të realizuara nga fondet e Bashkimit Evropian, ka dëshmuar se paraqet një partner serioz të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, dhe me përkushtimin e dëshmuar do të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Aktivitetet e parapara me projektin, kanë ndikuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së markave tregtare. Si rezultat i këtij projektit, dhjetra persona fizik dhe juridik kanë bërë kërkesë për mbrotje të markës tregtare në Entin Shtetëror për Pronësi Industriale – theksoi më tej z. Hoxha.
Demokratizimi dhe transformimi i shoqërisë dhe ekonomisë i shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e BE është një objektiv kombëtar dhe si rrjedhojë zbatimi i së drejtës në lidhje me mbrojtjen e pronësisë industriale, është një element thelbësor për zhvillimin e konkurrencës së rregullt dhe të drejtë në çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike të një vendi, rritjen e nivelit të konkurrueshmërië dë vendit në tregun ndërkombëtar dhe garantimin e një mjedisi të drejtë në tregun kombëtar duke kontribuar në krijimin e kushteve optimale për thithjen e investimeve të huaja në vend – theksoi z. Elvin Lako, Drejtor i Drejtorisë së përgjithshme të patentimit dhe markave.
Në kuadër të sesionit të dytë dhe të tretë, u diskutua rreth rëndësisë dhe përparësitë e kompanive të cilat kanë mbrojtur markën tregtare. Në panel të pranishëm ishin z. Helios Raveli, analist pranë zyrës së Kryeministrisë, Njësia e Kërkimit dhe zhvillimit të politikave në Shqipëri, z. Naser Iljazi, ushëheqës sektori i turizmit, z. Viktor Dermenxhiev nga Inspektoriati i tregut të Maqedonisë, znj. Nita Ajrullai, udhëheqëse e sektori të IPA fondeve, pranë Ministrisës së Vetqeverisjes lokale dhe znj. Elizabeta Nikollovska, prëfaqësuese nga Doganat e Maqedonisë.
Shpreh mirënjohje të thellë për Delegacionin e Bashkimit Europian në të dy shtetet, gjegjësisht në Shqipëri dhe Maqedoni, për mbështetjen që japin në tejkalimin e sfidave që ballafaqojmë gjatë implementimit të projekteve nga komponentat e dytë e instrumenteve paraaderuese.
E gjithë kjo me këto trajnime, aktivitete të ndryshme dhe falë interesit dypalësh që ka një rritje drastike, projektet nga programi që unë drejtoj po implementohen me sukses, siç është rasti me këtë projekt që po përmbyllet sot – theksoi znj. Nita Ajrullai në diskutim e sipër.
Nga ana tjetër znj. Elizabeta Nikollovska nga Doganat e Maqedonisë, vuri një theks të veçantë në punën që po bën Dogana si një ndër institucionet më të rëndësishme që lufton hapur piratërinë, produktet e falsifikuara dhe konkurrencën jolojale.
Ajo ceku që Dogana, po ndjek dhe koordinohet me legjislativën e Bashkimit Europian sa i përket pronësisë industriale. Paralelisht me Ligjin për dogana dhe rregullativat, Doganat mbajnë dhe trajnime sa i përket kontrollave në pikat doganore të shtrira nëpër gjithë shtetin, duke u përkujdesur dhe për evitimin e vonesave gjatë kontrolleve dhe suke respektuar edhe rregullativat për lëvizje normave të mallrave.
Znj. Nikollovska theksoi arritjen e Doganave, sa i përket ndryshimit të arritur në Ligjet përkatëse, duke lejuar kështu që malli i sekuestruar të mund të donohet, përkatësisht mallrat të veshmbathjes.
Në 20 vjeçarin e fundit kemi një revolucion të vërtetë në sektorin e shërbimeve, nuk duhet nënvlerësuar dhe mbrojtja e këtyre shërbimeve si pronësi industriale. Nuk duhet të lejojmë që mbrojtja e markave tregtare të nënkuptojë vetëm produkte të prekshme dhe gjithsesi që duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë, edhe pse proejkti ka përfunduar ne besojmë që dhe të tjera do vijojnë së shpejti.
Comments are closed.