21 Prill 2017 – Nga data 19 Prill 2017 deri më datë 21 Prill 2017, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Fatmir Bytyqi, është pjesë e takimit të ekspertëve mbi treguesit e Aktit të Vlerësimit të Biznesit të Vogël për vendet e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i cili takim zhvillohet në qendrën e Fondacionit Evropian të Trajnimit në Torino, Itali.
Në takim marrin pjesë aktorët dhe palët e interesuara për Aktin e Vlerësimit të Biznesit të Vogël (SBA). Qëllimi i këtij takmi është prezantimi i gjetjeve paraprake, diskutimi i mospërputhjeve të mundshme në analizë dhe vlerësimi i gjetjeve duke u përqëndruar në rishikimin e treguesve në tre fusha tematike: a). Mësimin sipërmarrës B). Sipërmarrja e grave; dhe C). Aftësitë e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nga ky takim do të dalin rekomandimet e Aktit të Vlerësimit të Biznesit të Vogël që do të ndihmojnë vendin tonë për gjetjen e masave të duhura për të përmirësuar akoma më shumë klimën e biznesit dhe se me mbështetjen e Bashkimit Evropian Maqedonia do të jetë në rrugë të qartë për të promovuar rritjen efektive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të krijuar një ekonomi tregu konkurruese dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre ndërmarrjeve.



