Sistemi arsimor nuk plotëson nevojat reale të tregut të punës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  morri pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit për Avancimin e arsimit të mesëm profesional.

“Nëse i referohemi sukseseve individuale të shumë njerëzve dhe kuadrove të dala nga ky vend, kuptojmë që potenciali dhe vullneti i ngritjes dhe zhvillimit është prezent dhe evident. Varësisht nga mendësia me të cilën i qasemi kësaj çështjeje, ashtu edhe do të jetë rezultati përfundimtar, mirëpo konkluzat që vijnë nga trajtimet e ndryshme nuk do të jenë të ngjashme me njëra tjetrën.

Duke iu referuar të njejtës, biem ndesh me punën tonë si shoqëri sepse rezultatet e sistemit arsimor nuk shërbejnë në vijë të asaj se çfarë kemi nevojë. Ky fakt edhe pse sot më urgjent, një kohë të gjatë është prezentë tek vendi ynë. Arsimi profesional dhe kuadrot e dala nga ajo, nuk plotësojnë nevojat e sektorit të biznesit dhe të tregut të punës, në anën tjetër biznesi vuan nga mungesa e kuadrit profesional”-Shprehet z.Iseni, Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së.

OEMVP vlerëson që që arsimi profesional si segment i rëndësishëm duhet përfundimisht të sinkronizojë veprimtarinë e vet në bashkëpunim me biznesin dheinstitucionet përkatëse duhet reflektuar mbi seriozitetin e gjendjes alarmante e cila mungesa e kuadrove është duke e sjellë.