OEMVP në takim me bizneset e Dibrës

09 Maj 2017 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore sot në Dibër  vizitoi kompanitë që operojnë në këtë qytet për të parë nga afër problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset.

Në këto takime, para bizneseve u prezantuan aktivitetet e Odës, shërbimet të cilat i ofrojmë, ndër të tjera edhe mundësitë për përfaqësim para institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe artikulimin  e interesave apo nevojave të bizneseve anëtare. Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e Odës, informatori ligjor Juris, ai ekonomik Economicus dhe informatori mbi mundësitë e ndryshme të financimit Dobia.

Oda çdo vjet organizon dhe do të vazhdojë me Karvanin e saj, duke u takuar me kompanitë për të diskutuar bashkë mundësitë për zgjedhjen e problemeve që i shqetësojnë bizneset e Dibrës, siç janë problemet me infrastrukturën rrugore në vendet rurale dhe mos ndërmarrja e aktiviteteve për ndërtimin e rrugës së Arbërit dhe mungesa e një terminali doganor. Ajo që shqetëson kompanitë e Dibrës, ashtu siç u shprehën edhe vetë pronarët janë edhe problemet që kanë me fuqinë e kualifikuar punëtore dhe procedurat administrative, si dhe aplikimi selektiv i ligjeve.

 

Gjatë takimit kompanitë e këtij rajoni u informuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit.

Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e tij në përgjithësi, me theks të veçantë në bizneset e reja dhe ato të udhëhequra nga gratë.

Gjatë takimit OEMVP para kompanive prezantoi të gjitha aktivitetet dhe arritjet gjatë vitit të kaluar si dhe planin vjetor me të gjitha aktivitete për vitin 2017, si dhe publikimet e saj, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA. Kompanitë, gjithashtu u njohtuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit.

Bizneset e këtij rajoni kishin mundësinë që të shprehin mendimet e  tyre, qëndrimet dhe përvojat personale si dhe problemet e ndryshme që hasin gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre.

Takim i rradhës do të mbahet në qytetin e Tetovës me datë 11 Maj 2017  (E enjte) me fillim në ora 11:00 në sallën e Komunës së Tetovës.