OEMVP në Matching Milano 2012

  Matching Milano 2012 ishte një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e marrëdhënieve të reja të biznesit. Matching është i bazuar në rregullimin e takimeve në mes të pjesëmarrësve.

  Kompanitë pjesëmarrëse përshkruajnë aktivitetet e tyre të biznesit si dhe nevojat apo  shërbimet e tyre në www.e-matching.it portalin, dhe më pas këto të dhëna përdoren për organizmin e takimeve me palët në interes.

  Në Matching vijnë pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm, fushat më të rëndësishme të industrisë të përfaqësuara ishin: ndërtimtarija me rreth 248 kompani, bujqësia dhe industria e ushqimit me 229 kompani, shërbime dhe trajnime me 231, kujdesi shëndetësor me 109 kompani, duke përfshirë 37 spitale, tekstil dhe veshje me 70 kompani, transport dhe logjistikë me 52, energji, ngrohje dhe mjedisi me 97, dhe turizmi, hoteleria me 48 kompani.

  Këtë vit në Matching Milano 2012, morri pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Menderes Kuçi dhe drejtori ekzekutiv z. Fatmir Bytyqi, të cilët prezantuan OEMVP dhe punën e saj pjesëmarrësve në këto takime.




Comments are closed.