Më 20 Shtator 2013, kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Strugë, organisuar nga Instituti për studime politike dhe ndërkombëtare. Tema e konferencës e cila u mbajt në Strugë ishte “EURORAJONET: Integrimi i shoqërive – rritja e brezave – burime për përkujdesje“.
Kryetari i OEMVP-së tha se “Përmes shtrirjes rajonale dhe bashkëpunimit, ekonomia do të rritej më shpejt dhe do të tejkalohet më shpejt ekonomia informale. Kjo lulëzon sidomos në sektorët e furnizimit me energji dhe artikuj ushqimorë. Krijimi i një eurorajoni do të kishte edhe efekt përtej rajonal. Sepse pikërisht në sektorin e energjisë dhe furnizimit me energji, vende me probleme si Bosnja, Shqipëria, Mali i Zi do të përfitonin mjaft, por që nga këto përfitime nuk ngelet pas as Maqedonia.”
Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë kushte të volitshme për shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë, siç anë: hidro energjia, energjia gjeo-termale, energjia e diellit, biomasa dhe energjia e erës
“Ne jemi një vend i vogël, por me potenciale dhe kapacitete të mjaftueshme për të siguruar një vëllim të pranueshëm të prodhimeve në tregjet rajonale. Megjithatë qasja në këto tregje paraqet edhe një sfidë të domosdoshme për kompanitë prodhuese vendore, në veçanti ato që synojnë më shumë se sa tregu vendor. Janë pikërisht nevojat e domosdoshme për plotësimin e standardeve të ndryshme, ato të cilat sigurojnë një qasje pak më lehtësuese në tregun më të gjerë rajonal dhe evropjan. Në këtë drejtim nga këtu mund të deklaroj që OEMVP shumë shpejtë do fillojë me implementimin e një projekti nga fondet e UE-së për bashkëpunim ndërkufitar e që ka të bëjë pikërisht me edukimin e bizneseve për rëndësinë e aplikimit të standardeve gjatë procesit të prodhimit, por edhe mbështetje direkte kompanive në procesin e aplikimit të këtyre standardeve, gjë që do paraqesë një risi shumë të mirëseardhur për kompanitë anëtare të OEMVP, por pse jo edhe prë kompanitë e tjera të cilat do dëshirojnë të jenë pjese përfshirëse në projekt”, tha kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi.
Konferenca mundësoi që në një vend të dëgjohen mendime dhe qëndrime të një numri të madh ekspertësh me çka bashkësia akademike jep edhe një kontribut drejt arritjes së qëllimeve strategjike të të gjitha vendeve në rajon – anëtarësim në strukturat euroatlantike.


