OEMVP në hap me standardet ndërkombëtare

OEMVP në hap me standardet ndërkombëtare

Delegacion nga OEMVP në krye me kryetarin e odës z.Nebi Hoxhën morrën pjesë në Panairin ndërkombëtar për industrinë hallall që mbahet në Sarajevë, ku fjalë rasti patën figura eminente si z. Amer Bukviç nga Bosna Bank International, Myftiu i Bosnjës z. Dr. Husein ef. Kavazoviç, z. Adem Zolj, kryeministër i kantonit të Bosnjës z. Israfil Kuralay, zëvendës kryetar i ITO Turqi, Dr. Mujahid Yusuf Rawa ministër në kabinetin e Kryeministrit të Malajzisë, si dhe z. Dr. Denis Zvizdiç, kryesues i këshillit të ministrave të Bosnjës.

Të njejtët nga afër i vizituan edhe kompanitë anëtare të OEMVP-së që ishin pjesë e kompanive promovuese, dhe nga afër u njohën me produktet e tyre që ofrohen në treg dhe që janë të prodhuara në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare për hallall standard. Pjesëmarrës në këtë panair i cili këtë vit shënon një numër të madh të vizitorve, janë edhe kompanitë anëtare të OEMVP-së, Uka Komerc dhe uji Maya. Këto kompani posedojnë produkte me hallall standarde të cilat i përmbushin cilësitë e nevojshme për të konkurruar me produkte hallall të njohura globalisht. OEMVP çdoherë do të ndihmojë kompanitë të promovohen në panaire të shumta duke ju mundësuar prezantimin e tyre në mënyrë sa më të denjë.

Me pjesëmarrjen në panaire të këtilla ndërkombëtare kompanitë anëtare kanë mundësinë për të promovuar produktet dhe shërbimet që ata i ofrojnë në treg me qëllim të arritjes së bashkëpunimit dhe vënies së marrëdhenieve afariste me kompani dhe persona të interesuar për bashkëpunim ekonomik. Pjesëmarrja e tillë e kompanive paraqet edhe treguesin e rëndësishem që kompanitë anëtare të OEMVP-së padyshim në veprimtarinë e tyre operojnë në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare të tregut.

 

  

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL