OEMVP merr pjesë në Panairin e Shfrytëzuesve të Granteve në Tiranë
Kjo ngjarje u organizua me qëllim paraqitja e rezultateve të projekteve të realizuara deri tani në kuadër të programit ndërkufitar IPA para anëtarëve të KPM-së, Delegacionit të Bashkimit Evropian, strukturave operative të të dy vendeve që janë përgjegjëse për zbatimin e këtij programi dhe përfaqësuesve të tjerë nga të gjitha palët e interesuara nga dy vendet shfrytëzuese (ministri, komuna, qendra rajonale, etj.).
Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një mundësi e madhe për ne si përfitues të granteve, për të paraqitur rezultatet e projekteve që tanimë kanë përfunduar, ndarja e përvojës me pjesëmarrësit e tjerë në Panairin si dhe për të promovuar institucionin tonë.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin dhe figura të larta shtetërore nga të dy anët e kufirit të cilët mbajtën fjalime siç janë: Klajda Gjosha– Ministrja e Integrimit Europian, Lirim Shabani – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Clive Rumbold – Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Martin Klaucke – Shef i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shkup. Për të pranishmit u prezantua dhe një film dokumentar për Programin e IPA CBC.
Më pas u organizuan dhe tre tryeza të rrumbullakëta në tre hapësira të veçanta, sipas bazës së masave të Programit.
Tryeza e parë: Projektet për zhvillimin ekonomik me theks në promovimin e turizmit
Tryeza e dytë: Projektet për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit me theks në mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe eko-sistemeve
Tryeza e tretë: Projektet për kohezionin social dhe shkëmbim kulturor ndërmet njerëzve dhe institucioneve.
Në fund u prezentuan konkluzionet nga tre tryezat e rrumbullakëta.
Comments are closed.