OEMVP pjesëmarrëse në eventin “Java e biznesit Kosovar”
Me datën 27.11.2018 u mbajt eventi “Java e Biznesit Kosovar 2018”, ku morrën pjesë z. Xhemail Dauti si kryetar nderi i OEMVP-së, z. Menderes Kuqi anëtar i këshillit drejtues si dhe anëtarët e odës z. Ramadan Veseli dhe z. Ibraim Islami që përfaqësuan Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Në këtë event fjalë përshëndetëse kishte z. Xhemail Dauti ku shfaqi mundësite dhe gaditshmërinë e odës për të intensifikuar shkëmbimin afarist në më shumë sfera të ndryshme si pasojë e vënies së taksës doganore për produktet e R.Sërbisë që eksportohen në Kosovë si dhe gaditshmërinë për të shqyrtuar të gjitha mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Në kuadër të këtij manifestimi u zhvillua takim me ministrin e tregëtisë të R. Kosovës, z. Endrit Shala, ku u diskutua mundësia për zgjerim të bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale, gjë e cila do të ndikojë në mirëqenien e ekonomisë të R.Kosovës dhe R.Maqedonisë.