Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP me kompanitë e Kërçovës diskutoi për pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset

OEMVP me kompanitë e Kërçovës diskutoi për pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset

20 Prill 2017 – Në vazhdën e takimeve në kuadër të Karvanit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore sot kryetari i Odës Nebi Hoxha vizitoi bizneset e rajonit të Kërçovës.

Kompanitë diskutuan mbi pengesat e ambientit biznesor, qoftë ato që e vështirësojnë themelimin e bizneseve të reja ose pengesat me të cilat ballafaqohen aktualisht bizneset në përditshmërinë e tyre dhe ndryshimet e nevojshme të rregullativës ligjore, për ta lehtësuar bërjen e biznesit, për të krijuar një konkurrencë të mirëfilltë, pa marrë parasysh madhësinë e bizneseve, fuqinë e tyre ekonomike ose fushat apo degët në të cilat ato veprojnë.

Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës, duke përfshirë këtu raportin vjetor 2016 dhe atë financiar, portfolia e shërbimeve të cilat i ofron Oda, si dhe publikimet e saj, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA. Kompanitë, gjithashtu u njohtuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit, gjë për të cilën kompanitë e Gostivarit cekën se kanë mungesë në qasjen ndaj informatave.

OEMVP do të vazhdojë  takimet në të gjitha qytetet në mënyrë që t’i diskutojmë çështjet që anëtarët tanë konsiderojnë se duhet bashkërisht t’i zgjidhim dhe të cilat janë pengesë ose të cilat duhet të bëhen pastaj faktorë shtytës i zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë javën e ardhshme në Strugë më datë 25 Prill 2017.