ANTPRESS
OEMVP mbrëmë shtroi Sofrën e Iftarit

OEMVP mbrëmë shtroi Sofrën e Iftarit

09 Qershor 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  mbrëmë shtroi një darkë iftari në hotel New Star, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku bashkon përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, partnerët tanë dhe figurat e rëndësishme të jetës publike me komunitetin e biznesit

Pasi shprehu mirënjohje për praninë mysafirve në këtë Sofër Iftari, kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha uroi  besimtarët për muajin e Shenjtë të Ramazanit, që kjo sakrificë e përkushtim t’u kthehet në mirësi, në forcë e në kthjelltësi të mendjes e të shpirtit, në respekt për të afërmit, për komunitetin, për vendin tonë si dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Nebi Hoxha në fjalimin e tij gjithashtu  falenderoi delegacionin  e Unionit Evropian dhe përfaqësuesit e USAID-it si përkrahës të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në vendin tonë dhe sponzorët të cilët përkrahin OEMVP-në.

“Sot për herë të parë në një sofër kemi dy zyrtarë, njëri  nga pushteti qendror dhe tjetri nga biznesi ku krah për krah do përkushtohen  në mbrojten dhe avansimin e biznesit vendor dhe atij të jashtëm për të krijuar një mirëqenie për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”.  – tha kryetari Nebi Hoxha.

Në këtë darkë morri pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, i cili falënderoj Odën për shtruarjen e këtij iftari si një mundësi e mirë e nxitjes së bashkëpunimit me të gjitha institucionet e vendit tonë dhe biznezeve për një të ardhme sa më të mirë të shoqërisë sonë, për një prosperitet dhe për forcimin e shtetit.

Ndërsa, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame , tha se muaji i Ramazanit na ka begatuar edhe më shumë se muajt e tjerë, me ndjenjën e fisnikërisë e bujarisë, me shtrirjen e dorës ndaj atyre të cilët janë në nevojë duke ju mundësuar që edhe ata të kenë iftare dhe syfyre ashtu siç i ka hije një shoqërie qysh është edhe shoqëria jonë.

Mysafirë në Sofrën e Iftarit që shtroi OEMVP, ishin edhe zv. Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ambasadori i Shqipërisë, Italisë, Slovenisë dhe Katarit, kryetarët e komunave, si dhe kompanitë anëtare të Odës.

Related posts