OEMVP mbajti kuvendin vjetor të saj
20 Dhjetor 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot mbajti kuvendin vjetor të saj të punës në të cilin u diskutua raporti për aktivitetet e OEMVP-së në periudhën janar-dhjetor 2017, bashkë me raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për këtë periudhë.
Në kuvend gjithashtu u miratuan ndryshimet statutare, me të cilat njëherit u rrit edhe numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues nga 17 në 19 anëtarë dhe u votuan anëtarët të rinj.
Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e kuvendit patën rastin të prezantojnë problemet që hasin gjatë realizimit të punës së tyre dhe të sheh nga afër sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mundësitë e ndryshme për të ndihmuar ato.
Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha theksoi angazhimin e Odës në përpjekjet e vazhdueshme për lehtësimin e klimës së biznesit dhe bashkë diskutuan idetë se si të rritet më tej bashkëpunimi dhe mbështetja për këto biznese.