Më datë 07 Maj 2012, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore morri pjesë në “Panairin e Karrierës”, të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore. Panairin e shpalli të hapur rektori i UEJL-së,Prof. Dr. Zamir Dika, i cili tha se ky panair, përveç tjerash, është edhe një mundësi për të ndihmuar të rinjtë që të gjejnë punë, duke shërbyer si një rast për të gjithë studentët që të njihen me punëdhënësit e hapësirave tona.
Panairi i Karrierës ishte një mundësi e mirë për studentët për t’u njoftuar me punën që bën OEMVP-ja, dhe të diskutojnë rreth mundësisë për t’u punësuar, për t‘u angazhuar si praktikant, dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanive anëtare të Odës sonë.
Panairi i Karrierës organizohet për çdo vit nga Qendra e Karrierës në UEJL-së .



