Home / Lajmet / OEMVP-ja në “Javët e biznesit kombëtar 2012 Ulqin”

OEMVP-ja në “Javët e biznesit kombëtar 2012 Ulqin”

          Më datë 30 Qershor 2012 (E shtunë), Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore, bashkë me disa kompani anëtare, morrën pjesë në panairin “Javët e biznesit kombëtar 2012 Ulqin” në plazhin e vogël, Moli i madh në Ulqin.

          Ky manifestim u organizua nga Komuna e Ulqinit në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe hapjen zyrtare të panairit e bëri kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, dhe kryetari i AKB-së z. Agim Shahini,  dhe më pas fjalim patën edhe kryetari i KASH-it z. Enver Farizi, kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi dhe kryetari i Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa. Pjesëmarrës në panair ishin gjithashtu edhe afaristë nga vendi dhe shtetet fqinje, të cilët prezantuan prodhimet e tyre.


         Manifestimi u përmbyll me koncertin e grupit “Rituali i jetës”, teatri i operës dhe baletit nga Tirana. Ky  organizim ka për qëllim rritjen e konsumit të prodhimeve kombëtare shqiptare dhe rritjes së eksportit shqiptar në vendet regjionale dhe më gjerë.