OEMVP dhe MUSIAD shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit
12 Gusht 2016 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha sot realizoi takim me kryetarin e Shoqatës së biznesmenëve dhe industrialistëve të pavarur MUSIAD Bilal Kara, të cilët para disa muajve hapën degën e tyre në Maqedoni.
MUSIAD është një organizatë e cila ka për qëllim të prezantojë lidhjen në mes biznesmenëve dhe tregjeve, duke patur parasysh se në Turqi ekzistojnë shumë biznesmenë të çmuar që nuk kanë pasur mundësinë të shqyrtojnë tregun e Maqedonisë. MUSIAD ka rreth 15.000 anëtarë në të gjithë botën, kurse zyra në Shkup mbulon pjesën e Ballkanit.
Gjatë takimit u bisedua për gjendjen aktuale në vendet e dëmtuara nga vërshimet dhe gatishmërinë e bizneseve që të ndihmojnë si dhe për gjetjen e formave të ndryshme të bashkëpunimit dhe investimeve në vendin tonë.
Ky është takimi i parë i realizuar, por pritet që së shpejti të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi në mes OEMVP dhe MUSIAD.
Comments are closed.