OEMVP çdoherë në hap me risitë financiare
Delegacion nga OEMVP në suazat e Sarajevo Hallall Fair, patën rastin të takohen edhe me z. Amer Bukviç nga Bosna Bank International. Pikat kryesore të bisedës ishin bashkëpunimi mes OEMVP-së dhe BBI, si dhe theks i veçantë u vua në principet Islamike të financave.
BBI është bankë në Bosnjë e cila i kryen aktivitetet e saja në bazë të principeve Islamike të financave. U shqyrtua edhe mundësia për zgjerimin e këtyre principeve i cili do të sjell deri tek një profit më i madh si deri te një mundësi investimesh nga shtetet e pasura të Lindjes së Mesme.
OEMVP gjithmonë ndjekë mënyrat e reja të financimit dhe të punuarit të cilat çdoherë do të shpiejnë tek suksesi dhe fitimi dhe sidomos në këtë rast pasi që financat Islame janë duke marrë një zhvillim të madh duke paraparë ngritjen e shteteve të Lindjës së Mesme.