Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjegjësisht anëtarësia e saj, është mjaft e prekur nga kjo krizë politike në të cilën ndodhet vendi ynë, në këtë gjashtë mujor më konkretisht.OEMVP apeloi deri te Qeveria që:Urgjentisht gjithë faktorët relevant, të stabilizojnë situatën politike në vend sepse kemi ndikim negativ në ekonomi si në investimet e huaja dhe ato vendore, Banka Popullore dhe Ministria e Finansave të ndjek me kujdes transaksionet finansiare, që të mos kemi derdhje të pakontrolluara të parave,theks të veçantë të vendoset në realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore, në veçanti autostrada që lidh vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës dhe që vazhdon me Malin e Zi dhe shtetet tjera,Qeveria të përmbahet nga premtimet jo reale të cilat nuk mund ti përmbush, si rritja e pagave, pensioneve dhe premitë e subvencionet e ndryshme, Qeveria nuk duhet të ngarkohet me borxhe nga vendi dhe jashtë për qëllimet e lartëpërmendura dhe së bashku të solidarizohemi për një të nesërme më të mirë.
Kryetari i OEMVP-së, z.Nebi Hoxha, i bëri thirrje Qeverisë dhe Opozitës të kontribuojnë në stabilizimin politik dhe njëherit t’i kenë parasysh reagimet dhe alarmet që lëshon faktori ndërkombëtar në vend dhe jashtë vendit.Rënia ekonomike është evidente e sidomos në sferën e investimeve direkte, ku shënohet rënie nga 108,63 milion euro ne tremujorin e vitit të kaluar në 69,14 milion euro në këtë tremujor me tendencë që e njëjta të jetë e ulët edhe në tremujorin e dytë apo të vazhdojë me ritëm të njejtë. Investimet direkte janë në pikën më të ulët që nga viti 2010 e këtej, gjithmonë duke krahasuar në nivel të tremujorit të parë të çdo viti.
Këmbimi tregtar si element shumë i rëndësishëm në ekonomi, sidomos për ekonominë tonë, shënon ngecje të mëdha. Nëse shiqojmë eksportin kemi ulje në krahasim me tremujorin e vitit paraprak nga 1,115.99 milion $ USD në 1,025.08 milion $ USD, ndërsa ngjashëm është dhe me importin ku kemi ulje nga 1,699.64 në 1,456.98 milion $ USD.Është e qartë se rënia e importit sinjalizon ulje të aktivitetit ekonomik, që domethënë më pak repromateriale të importuara dhe më pak produkte të gatshme të eksportuara.
OEMVP i bëri thirrje Qeverisë të përmbahet nga masat populliste, siç janë rritja e pagave në sektorin publik dhe që nuk kanë karakter strategjik aftagjatë dhe që janë shumë të dëmshme për vendin tonë, duke ditur kapacitetin dhe të hyrat buxhetore që ka Maqedonia. Financimi i tyre me kredi do të ngarkonte akoma më shumë fondin pensional, i cili veçse ka një vakum shumë të madh.
Në fund z.Hoxha theksoi se gjithë ne do solidarizoheshim, sepse të gjithë e dimë se kriza në Maqedoni është e thellë, mirëpo të gjithë ne duhet të mos shfaqim egoizëm dhe kërkesa të parezonshme në këtë periudhë, derisa të normalizohet situata politike dhe ekonomia e vendit.



