12 Gusht 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Fondacioni Albiz mobilizojnë kompanitë donatore të fondacionit dhe kompanitë anëtare të OEMVP-së për të ju ndihmuar banorëve të vendeve të prekura nga vërshimet.
Sot u mbajt mbledhje me sektorin e biznesit ku prezent ishin 22 kompani të cilat vetëm për fazën e parë kanë grumbulluar fond në vlerë prej mbi 110.000 euro. Fondacioni Albiz dhe OEMVP janë në kontakte permanente edhe me kompanitë tjera të cilat dëshirojnë ti bashkëngjiten kësaj iniciative.




