Nxitja e zhvillimit të sektorit të bujqësisë
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përmes projektit të USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të teknologjisë informative dhe komunikimit (MASIT), Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, dhe EPI Centar Internacional sot në Strumicë organizoi info sesionin e 11-të me radhë për këtë vit.
Tema e cila u shtjellua në këtë info sesion është Udhëzimet për zhvillimin e programeve të shërbimeve konsultuese në bujqësi për përmirësimin e ekonomisë lokale.
Qëllimi i këtij sesioni informativ është të jepen ide dhe sugjerime për zhvillimin e shërbimeve konsultuese në bujqësi. Të inicohen zgjedhje konkrete, për finalizim ndryshimet e propozuara Ligjore si dhe të bëhet plotësim i Akteve të caktuara ligjore të cilat në mënyrë të detajuar do ta regullonin zbatimin e këtij sistemi.
Ky info sesion organizohet për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat përballen me vështirësi në zbatimin e vetë ligjeve dhe informimin e kompanive në Republikën e Maqedonisë për zbatim më të lehtë të ligjeve dhe forcim paralel të dialogut publiko-privat.