Njoftohen kompanitë me të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhëniet e punës

Njoftohen kompanitë me të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhëniet e punës

SPOZORI GJENERAL

25 Prill 2017 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizoi sesioin informativ me kompanitë e Tetovës, ku u diskutua mbi  Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe të drejtat apo obligimet që rrjedhin nga ky ligj. Këto sesione gjithashtu kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave të vlefshme, çështjet e të cilave janë më të rëndësishme dhe më të vështira për ti përballuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në takimin informativ në Tetovë u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.

Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT.

Projekti financohet nga Qeveria  e SH.B.A-ve me qëllim për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.

Takimi i rradhës do të mbahet me kompanitë e Ohrit mbi të njëjtën temë më datë 26 Prill 2017.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA