SHPALLJE PUBLIKE
SHPALLJE PUBLIKE
Në bazë të nenit 22, paragrafi 1, pika 1, paragrafi 3 dhe neni 23 të Ligjit për marrëdhënie pune, dhe në bazë të nenit 21, 23 dhe 32 nga Statuti i OEMVP-së, Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore solli vendim për shpallje të:
Konkursit për plotësimin e vendit të punës për kohë të pacaktuar, në pozitën e:
⦁ Drejtor ekzekutiv…… 1 (një) realizues
Kandidati krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, duhet të plotësojë edhe kushtet e posaçme të parapara nga Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe atë:
⦁ Shkollim sipëror, shkalla VII/1,
⦁ Minimum përvojë pune 2 vjeçare (në pozita udhëheqëse);
⦁ Aftësi për punë ekipore;
⦁ Punë me kompjuter;
⦁ Njohuri të përgjithshme ekonomike dhe juridike;
⦁ Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe, maqedone dhe angleze;
Shpallja zgjat 5 ditë pune, duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes në faqen zyrtare të OEMVP-së (www.oemvp.org).
Aplikacionet e Juaja të kompletuara me çertifikatën që nuk jeni i dënuar dhe nën hetime dhe të gjitha dokumentet shtesë me dëshmitë për plotësimin e kushteve të posaçme dhe biografinë e shkurtër (CV), si dhe Letrën e motivimit Ju lutemi të dorëzoni në adresën në vijim:
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore rr.Dimitrie Çupovski nr. 13, Shkup ose në e-mail adresën info@oemvp.org me shënimin për shpallje publike për plotësim të vendit të punës.