Dhuroni për sanimin e dëmeve nga vërshimet në Shkup

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz morrën iniciativë që të hapin xhirollogari të veçantë ku do të grumbullohet fond i cili do të shërbejë për ndihmë për qytetarët e vendeve të prekura nga vërshimet, të cilët janë në gjendje të mjeruar dhe më shumë se kurrë kanë nevojë për mobilizimin dhe përkrahjen tonë.

Kjo iniciativë do të shërbejë për të gjithë personat fizik dhe kompanitë të cilat duan të ndihmojnë, në mënyrë që të kenë më të lehtë mënyrën e deponimit të mjeteve në një vend të sigurtë i cili më pas do të mundësojë shpërndarjen e tyre në mënyrë transparente.

Një fond i përbashkët nga të gjithë ne do të ju ndihmonte dhe kryente punë më shumë banorëve të vendeve të prekura, sesa një ndihmë individuale. Ndihmoni!
Ju mund të dhuroni mjetet tuaja në llogaritë e mëposhtme:

ACCOUNT (MKD) – 250-1010004916-68 SPARKASSE BANK SKOPJE

IBAN CODE ACCOUNT No: MK07250020000104870
SWIFT CODE: INSBMK22 SPARKASSE BANK SKOPJE
SPARKASSE BANK MACEDONIA

Për informata shtesë mund të na kontaktoni:

Tel: 02/3239-252
Mob: 076/397-504
e-mail : info@oemvp.org

oemvp

Comments are closed.