AKADEMIKA
AKADEMIKA
Ngritja e Kapaciteteve te OEMVP-së

Ngritja e kapaciteteve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Duke u nisur nga analizat e bëra nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), një pjesë e problemeve të anëtarësisë së saj ka të bëjë me zhvillimin e dobët të resurseve njerëzore, mungesën e mjeteve financiare që janë të lidhura me qasjen deri tek huatë e marra nga bankat, organizimin e dobët të bizneseve dhe ndërkombëtarizimin e aktiviteteve biznesore, si dhe mos përmbushjen e standardeve të pranuara ndërkombëtare.

Në përputhje me pritjet e Planit Strategjik 2013-2015 të OEMVP-së del në pah se është pikërisht thellimi i dijes së të punësuarve në OEMVP ai që mundëson formimin e bazës së fortë për qasje strategjike dhe profesionale kundrejt përfaqësimit të nevojave dhe kërkesave të biznesit në vend. Rrjedhimisht erdhi deri tek nevoja e inicimit të një projekti si “Ngritja e kapaciteteve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore”, të financuar nga Fondacioni Maqedonas për Zhvillim të Sipërmarrësisë (MRFP)

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i ndërmarrësisë, përderisa qëllimi specifik i tij është përmirësimi i kapaciteteve për të arritur qëllimin kryesor, gjegjësisht për të promovuar në mënyrë sa më profesionale dhe sa më të suksesshme sipërmarrësinë në vend.

Grupi qëllimor i këtij projekti përbëhet nga ndërmarrjet në pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqedonisë, përderisa shfrytëzues të drejtëpërdrejtë të tij janë: OEMVP-ja, anëtaret e saj, ndërmarrjet tjera mikro dhe të vogla dhe institucionet qeveritare.

Rezultatet e pritura nga projekti në fjalë janë:

  1. Rritja e dukshmërisë së OEMVP-së,
  2. Rritja e kredibilitetit dhe reputacionit të OEMVP-së te anëtarët ekzistues dhe potencial,
  3. Zhvillimi i një portfolio adekuate të shërbimeve të OEMVP-së,
  4. Promovimi i zhvillimit të barabartë rajonal,
  5. Kapacitete të ngritura dhe të përmirësuara të OEMVP-së.

Disa nga aktivitetet kryesore të parapara nga projekti janë:

  1. Takimet e drejtëpërdrejta me antarët e OEMVP-së,
  2. Publikimi i strategjisë së OEMVP-së,
  3. Organizimi i manifestimit “Ndërmarrësi i vitit”,
  4. Trajnimet për menaxhment strategjik të firmave, mobilizim të fondeve për firmat, udhëheqje të mirë në kompani, standardizim,
  5. Organizimi i takimeve B2B mes komunitetit të biznesit për njoftim më të mirë,
  6. Menaxhimi i projekteve/ Përgatitja e INA proekteve,
  7. Lobim dhe përfaqësim, etj