Në sajë të OEMVP-së u themelua Klubi i Prodhuesve Industrial

Në sajë të OEMVP-së u themelua Klubi i Prodhuesve Industrial

24 Prill 2018 – Sot në hapësirat e OEMVP-së u mbajt mbledhja e parë e këshillit iniciativ për themelimin e Klubit të Prodhuesve Industrial.

Qëllimi i themelimit të këtij klubi është që të gjithë  prodhuesit të mblidhen në një vend, me qëllim që në formë më të organizuar t’i adresojnë problemet dhe pengesat që i hasin gjatë punës, gjithashtu ky klub do të angazhohet në mënyrë që prodhuesit t’i tejkalojnë barierat e ndryshme dhe të rrisin bashkëpunimin në mes tyre por edhe më gjërë.

Në këtë mbledhje konstitutive u votua edhe kryesia e përbërë nga 5 antarë, nga të cilët për kryetar të klubit të prodhuesve pranë OEMVP-së unanimisht u zgjodh z-ri. Nagib Fejzi, ndërsa për nënkryetar u zgjodh z. Abedin Murati.

Të gjithë pjesëmarësit në takim e përshëndetën këtë iniciativë të marë dhe shprehën mirënjohje ndaj Odës për përkrajhen e vazhdueshme që ua jep kompanive e me theks të veçantë atyre prodhuese.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL