Në Prishtinë u organizua konferencë rajonale për intesifikimin e bashkëpunimit rajonal

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përfaqësuar nga kryetari i saj z. Menderes Kuçi, morri pjesë në Konferencën Rajonale “Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal – Tejkalimi i sfidave ekonomike, rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe bashkimi i përpjekjeve kundër ekonomisë joformale” organizuar në Prishtinë nga Ministria kosovare e Financave, ku morrën pjesë edhe ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, Zoran Stravreski – zv/kryeministër dhe ministër i Financave i Republikës Maqedonisë, Besim Beqaj – ministër i Financave i Republikës së Kosovës dhe Radoje Žugić – ministër i Financave i Republikës së Malit të Zi.

  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, hapi punimet e kësaj konference dhe tha se kjo është sinjal i qartë i bashkëpunimit rajonal, dhe se do të dëshironte që ky format i bashkëpunimit dhe përfaqësimit të shndërrohet në një praktikë të përvitshme.

  Ai shtoi se është mëse e domosdoshme që sa më parë vendet e rajonit të ndërtojnë një strategji të përbashkët e cila do ndihmojë në realizimin sa më të shpejtë të projekteve ekonomike, siç është edhe infrastruktura rrugore. 

   Për luftën kundër ekonomisë joformale si edhe nivelin e legjislacionit vendor foli zv. Kryeministri i Maqedonisë dhe njëherit minister i financave   Zoran Stavrevski. Ai potencoi se, si vende të rajonit që jemi prezente në këtë takim, të ndara të gjitha jemi vende të vogla, prandaj pikërisht për këtë duhet që të gjithë së bashku të punojmë dhe ti adaptojmë standardet tona me ato evropjane.

  Kryetari i OEMVP-së, moderoi panelin e dytë me temë Roli i bashkëpunimit regjional të administratave  tatimore  në parandalimin e evazionit fiskal, ku panelistë ishin Behxhet Haliti  – Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës,  znj. Brisida Shehaj – Drejtoreshë e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe z. Tihomir Kralj – Zv. Drejtor i Administratës Tatimore të Kroacisë, Goran Trajkovski Drejtor i drejtorisë së të Hyrave pubëlike të Maqedonisi si dhe drejtori i të hyrave publike nga Mali I zi.

  Kryetari Kuçi  theksoi se  ky  organizim  paraqet  një  hap  shumë  të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal në minimizimin e evazionit fiskal, i cili njëherit është në dobi të çdo shteti, mirëpo  në  drejtim  të  njëjtë  benefite  ka  edhe  biznesi formal, sepse administrimi i tatimeve në parandalimin e evazionit  fiskal  do  të  ndikojë  pozitivisht  në  ngritjen  e konkurencës. Impulsi  negativ  që  vjen  nga  ekonomia  joformale dëmton zhvillimin ekonomik të vendeve dhe u mundëson pozitë  të  favorshme  kompanive  që  janë  pjesë  e  saj, prandaj konsideroj që një hap i  këtillë do të vë në pah vlerat reale konkuruese të bizneseve, dhe në të njëjtën kohë të hyrat nga tatimet do të rriten.

  Zëvendëskryeministri Stavreski ka folur në panelin “Roli i bashkëpunimit rajonal në luftën kundër ekonomisë së përhimtë”, në të cilën morrën pjesë edhe ministrat e Financave të Malit të Zi Radoje Zhugiq, i Shqipërisë Shkëlqim Cani dhe i Kosovës Besim Beqaj.

  Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe  udhëheqësit e Administratave Tatimore dhe Doganave të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Kroacisë, si dhe përfaqësuesit e bizneseve të këtyre vendeve. Në këtë konferencë morrën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

Comments are closed.