Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Ndarja e çmimit ”Patenti i vitit 2015”

Ndarja e çmimit ”Patenti i vitit 2015”

 

14273507738115_222486973 (1)Manifestimin e përshëndeti zv. drejtori i EShPI z.Mite Kostov, i cili foli për misionin dhe punën që bën ky Ent, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të caktuara. Ndër të tjera, ai theksoi se janë në fazën përfundimtare të përgaditjes së strategjisë 2016-2018 për mbrojtjen e pronës intelektuale.

Ky është viti i 21 me rradhë që ndahet çmimi ”Patent i vitit”. Në këtë manifestim u përcjell dhe porosia e këtij viti nga Drejtori Gjeneral i Organizatës Botërore për Pronësi Industriale, z.Frasis Gari. Porosia e sivjetme i ishte dedikuar muzikës, gjegjësisht mbrojtjes të pronësisë intelektuale të krijuesve të muzikës. Sot është dita që të “Ngrihemi për muzikën” – për të siguruar që muzicientët tanë të marrin marrëveshje të drejta dhe ne të vlerësojmë krijimtarinë e tyre dhe kontributin e tyre unik për jetën tonë.

Në fund, manifestimit ju drejtua dhe fituesi i çmimit ”Patent i Vitit”, z. Joti Popovski, Magjistër i shkencave ekologjike, çmim të cilin e fitonte për herë të dytë brenda 15 viteve. Inovacioni i tij kishte të bëjë me krijimin e një filtri të veçantë i cili pastron nitratet nga uji i pijshëm, duke vendosur kështu në treg një produkt i cili shkakton pak shpenzime të rrymës elektrike, që nuk ka nevojë për mirmbajtje dhe që nuk i nevojiten pjesë rezervë, krahasuar me teknologjitë e shtrenjta që përdoren në këtë drejtim.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, përgëzon Entin Shtetëror për Pronësi Industriale për punën që bën në drejtim të rritjes të vetëdijes për mbrojtjen e pronësisë industriale, shërbimet që ofron dhe përfaqëson shtetin në organizatat ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale për pronësi industriale.