Nga data 16 deri 18 Maj 2012 do të organizhet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare për Investim “Sarajevo Bussines Forum 2012” (“Biznes Forum Sarajevë 2012”), në Sarajevë. Organizatorë i kësaj konference është Bosna Bank International Sarajevo (BBI), në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, nën patronazhin e Ministrise së Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe z. Bakir Izetbegovic.
Konferenca do të jetë tre ditë, ashtu që ditën e parë do të mbahet sesion plenar me fjalim të personave më të rëndësishëm, kurse në vazhdim të Konferencës do të bëhet prezantimi i projekteve nga tematika të ndryshme, ku afaristët do të kenë rastin të shkëmbejnë përvoja me afaristët nga Bosnja dhe investitorët tjerë.
Në Konferencë do të marrin pjesë të gjitha vendet e regjionit tonë, duke përfshirë këtu: Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Slovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria.
“Sarajevo Bussines Forum 2012” do të ofrojë projekte nga infrastruktura, energjetika, turizmi, bujqësia, ndërtimtaria, arsimi, financa dhe industria.
Përveç përfaqësuesve të bizneseve që përmendëm, në Konferencë do të jenë prezent edhe përfaqësues nga Qeveria e Bosnjës, partive politike të vendit, si dhe afaristë nga Amerika Veriore, Europa dhe Azia.
Nga përvoja e deritashme, kjo Konferencë ka prezantuar më shumë se 300 projekte dhe ka tërhequr më tepër se 600 investitorë ndërkombëtar dhe 600 afaristë lokal dhe regjional nga 40 vende të ndryshme.
Për çdo informatë kontaktoni:
Fatima Bejtullai Vela
Bashkëpunëtor për marrëdhënie me opinionin
Tel: 02/3239-252 ose në e-mail: fatima.vela@oemvp.org


