15.02.2024, Shkup- OEMVP për anëtarët e saj realizoi me sukses modulin e dytë të trajnimit me temë Efikasiteti Energjetik, trajnim ky në të cilin morën pjesë një numër i konsiderueshëm i anëtarëve nga sektorë të ndryshëm.
Në modulin e dytë anëtarët patën mundësi të njoftohen me konsumin e energjisë në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjes, Identifikimi i mundësive për kursim dhe ruajtje të energjisë përmes masave të efikasitetit energjetik dhe aplikimit të burimeve të rinovueshme të energjisë si dhe për llojet e auditimeve energjetike dhe përfitimet e të njëjtëve.
Qendra e trajnimeve të OEMVP-së tani është aktive të ju shërbejë kompanive me trajnime të temave të ndryshme, duke përmbushur nevojat e tyre për trajnim dhe përgatitje të kuadrove të tyre.
Kjo iniciativë është pjesë e grant projektit të OEMVP “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” © i cili implementohet në bashkëpunim me Shoqatën për Menaxhim dhe Konsulencë MKA-2000 dhe realizohet në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID Maqedonia e Veriut “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik.






