Çdo bankë me rol zhvillimor duhet të jetojë në frymën e klientit – ta ndjek gjendjen ekonomike, t’i kuptojë planet dhe sfidat që i has klienti. Duke punuar drejtpërdrejt me biznese të vogla dhe të mëdha, në vitin 2013 e vërejtëm lëvizjen e dinamikës: rritja e prodhimit, kërkesës dhe këmbimit, por ende haseshin sfida rreth likuiditetit dhe kushtet mbi skadimin e afatit të pagesës. Në kushte të tilla, për bizneset ishte e rëndësishme mbështetja në futjen e risive, prezenca në tregun e huaj, projekte për të rritur produktivitetin dhe për të zvogëluar shpenzimet, tejkalimi i vonesave të likuiditetit dhe shfrytëzimi i mundësive të mira për biznes.
Ne ofruam shërbime të përshtatshme për të mbështetur investime efikase energjetike, eksportime, prodhime vendase, bujqësinë dhe prodhime organike. Me një qasje të tillë, portfoli i përgjithshëm i kredive arriti 205 milion euro; një rritje prej 9,9% krahasuar me vitin 2012 (rritja e sektorit bankar në Maqedoni në vitin 2013 ishte 6,42%).
Nëpërmjet veprimeve të vazhdueshme për të inkurajuar një kulturë të kursimit dhe kushtet fleksibile për kursimtarët, baza e depozitave u rrit për 12,9%; që është tregues i mirë i besimit që konsumatorët e kan ndaj ProKredit-it si një bankë gjermane.
Fitimi ishte 2,8 milion euro. Me implementimin e teknologjisë specifike për kredi me të cilën kreditë të cilët i paguajmë korrespondojn me kapacitetin e kredisë të çdo klienti, përqindja e kredive në vonesë ishte 2,59%; shumë nën nivelin e sektorit bankar prej 11,51%. Si rezultat, agjencioni ndërkombëtar ,,Fitch Rating” e rriti vlerësimin për aftësi individuale për kredi prej “b” në “b+” dhe mbajti vlerësimin e përgjithshëm të ProKredit Bankës si BB+.
Edhe në vitin 2014 ProKredit Banka mbetet bankë me ‘’ndjesi’’ për biznes dhe shërbim inovativ si një lehtësim për verpimtarinë e përditshme të klientit. Klientët do të mund të fitojnë më tepër nga shërbimet bankare: partneritet biznesi rajonal dhe lokal, këshillë nga personel i spcializuar, siguri dhe kredibilitet i garantuar nga aksionerët gjermanë. Për kompanitë ofrojmë kushte të përmirsuara krediti të përshtatshme me punën dinamike, siguri më fleksibile dhe shërbime elektronike. Qytetarëve do t’u mundësohet financimi i investimeve të tyre për një shtëpi të re dhe rinovimi efikas energjetik me anë të normave më konkurruese të interesit.



