Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Komunën e Çairit, me rastin e vizitës së delegacionit të RUMELISIAD-it nga Bursa organizuan takim pune me temë “Mundësitë për Investim në Shkup” në lokalet e Komunës së Çarit.
Në takim u nënshkrua edhe Memorandum bashkëpunimi në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe RUMELISIAD-it nga Bursa.
Fjalim përshëndetës kishte kryetari i Komunës së Çairit z.Izet Mexhiti, ministri i Ekonomisë z.Valon Saraqini, drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja z. Visar Fida, si dhe përfaqësues i RUMELISIAD.
Në fjalimin e tij, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z.Menderes Kuçi, shprehu gatishmërinë e OEMVP-së për përkrahjen e investimeve me qëllim të përmirësimit të klimës ekonomike në RM.
Në fund, u bë edhe nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë mes Maqedonisë dhe Turqisë dhe për rritjen e volumit të tregtisë mes dy shteteve, si dhe bashkëpunim mes dy institucioneve për zhvillim të përbashkët të proekteve të Bashkimit Europian.



